Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dekretuari i Metës deklaroi se nuk e njeh shkarkimin, rrezikon deri në 1 vit burg

21:12 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
betimi besnik muci 2 1024x682
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar përfundimisht Besnik Muçin, të dekretuarin dhe të betuarin e Presidentit Ilir Meta për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

Sot, Muçi deklaroi para gazetarëve se nuk e njeh këtë shkarkim, pasi vendimi është marrë në kushtet, kur ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që edhe Kodi Penal, në nenin 249 të tij, për rastet e vijimit të detyrës nga ana e personave që janë vënë në dijeni se nuk duhet ta ushtrojnë atë detyrë ka parashikuar deri në një vit burg.

Ja çfarë thotë konkretisht Neni 249 i Kodit Penal për kryerjen e funksionit pas dhënies fund të tij.

“Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, nënvizohet në Kodin Penal në këtë rast.

Besnik Muçi, përpos përjashtimit nga sistemi i drejtësisë nga ana e KPA, nëse vijon me këmbëngulje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të ushtruar detyrën e anëtarit, atëherë mund të përballet me sanksionin ligjor, pasi po kryen vepër penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.