Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar përfundimisht Besnik Muçin, të dekretuarin dhe të betuarin e Presidentit Ilir Meta për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mos justifikimit të pasurisë.
Sot, Muçi deklaroi para gazetarëve se nuk e njeh këtë shkarkim, pasi vendimi është marrë në kushtet, kur ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që edhe Kodi Penal, në nenin 249 të tij, për rastet e vijimit të detyrës nga ana e personave që janë vënë në dijeni se nuk duhet ta ushtrojnë atë detyrë ka parashikuar deri në një vit burg.
Ja çfarë thotë konkretisht Neni 249 i Kodit Penal për kryerjen e funksionit pas dhënies fund të tij.
“Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, nënvizohet në Kodin Penal në këtë rast.
Besnik Muçi, përpos përjashtimit nga sistemi i drejtësisë nga ana e KPA, nëse vijon me këmbëngulje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të ushtruar detyrën e anëtarit, atëherë mund të përballet me sanksionin ligjor, pasi po kryen vepër penale.