Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pasi keni ngrënë shumë, katër çajra që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

11:51 / January 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
caj 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.

Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem. Në këtë artikull  do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun.

Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Çaji i nenexhikut

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroËeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat. Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Çaji i farave të koprës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende. Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit  jeshil në 250 ml ujë. Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike./AgroWeb.org

çajra tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.