Mes të arrestuarve nga policia për abuzimet me ndërtimet janë edhe dy ish-kryekomunarët e PD për Farkën dhe Kasharin, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.
Fatbardh Plaku u bë kryelajm i mediave në vitin 2014 pasi persona të maskuar dhe të paidentifikuar i qëlluan shtëpinë private me predha anti-tank, në zonën e Farkës së Vogël. Vila e kryekomunarit të Farkës qëllohet me predhë anti-tank në pjesën ballore, nga 100 metra largësi.
Ndërkohë, dhe ish-kryekomunari tjetër i PD Besnik Fuçia, është arrestuar në muajt e parë të 2019 bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të ish-kumunës së Kasharit me akuzën e falsifikimit të dokumenteve lidhur me ndërtimin e dy pallateve në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.
Në fund të procesit gjyqësor, ish-kryetarit të komunës së Kasharit iu dha masa e dënimit “Detyrim paraqitje”.