Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Refuzon të hedhi armën, RENEA shkëmbim zjarri me vlonjatin, plagoset një person

09:12 / January 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Gjirokaster 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Operacion policor  eshte finalizuar me plagosjen e shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, qe ishte ne kerkim si i denuar per vrasje.

Ai ne momentin qe eshte rrethuar nga policia ka hapur zjarr dhe gjate shkembimit te zjarrit ka mbetur i plagosur.

“Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”– njofton policia.

NJOFTIMI i POLICISË

Operacioni policor i koduar “Hoshtima”, zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, 47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.
Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia RENEA tirananews.al Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.