Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fotot/ Kush është shqiptari ‘koka’ e grupit të kokainës i arrestuar në Greqi

19:40 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Droga 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Report TV ka arritur të zbulojë emrin e shqiptarit që akuzohet nga mediat greke si kreu i grupit të trafikantëve që u kap me 1 ton e 180 kilogram kokainë në Greqi. Sipas burimeve të Report TV një prej shqiptarëve të arrestuar është Sandër Pemaj, që dyshohet nga policia greke si kreu i bandës. Pemaj është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës që trafikonin drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, në total 8 veta, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos që ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë.

Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogram kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një kallashnikov. Nga të dhënat e para mësohet se sasia e kokainës është nisur nga Shën Vinsent I ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në qytezën greke.

Gjithashtu mësohet se Greqia ishte stacioni i parë I trafikantëve që më pas do ta shpërndanin kokainën në vende të ndryshme të Europës dhe të Afrikës Veriore

Po kush është Sandër Pemaj që akuzohet si kreu i bandës që do trafikonte 1.18 ton kokainë.

Sandër Pemaj ka që në vitet ’90 që jeton në Greqi duke kryer shumë shkelje të rënda penale dhe duke hyrë e dalë nga burgu.

Është arrestuar dhe dënuar në Greqi për disa vjedhje me dhunë në vitin 1998 dhe është liruar në vitin 2006. Në vitin 2010 arrestohet përsëri pas një përplasje me armë me policinë greke gjatë një grabitje në lagjen Virona të Athinës por arrin të lirohet në 2015. Pas kaluar më shumë se dy vite ai arrestohet sërisht këtë herë si një prej krerëve të grupit ndërkombëtar që trafikonte drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë,  ku një ndër të arrestuarit në Shqipëri si pjesë kryesuese e këtij grupi ishte edhe biznesmeni Jurgen Molla.

Mesa duket Sandër Pemaj sërish ka arritur të dalë shpejt nga qelia dhe tashmë bie rishtazi në duart e policisë greke këtë herë I akuzuar si koka e grupit që trafikonte 1.18 ton kokainë.

i arrestuari

Greqi shqiptari tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

20:20 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, daja i Zegjine Çaushit mbërrin në Gjykatën e Fierit, pritet të njihet me masën e sigurisë

10:14 / September 17, 2026

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

10:19 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.