Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ushqimet më të pasura me vitaminë B dhe pse duhen

15:54 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë. Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen.

ushqim 1

Mungesa e vitaminës B ka simptoma të qarta, ku shpesh shoqërohet me lodhje, dhimbje muskulore dhe mungesë oreksi. Për të zgjidhur këtë problem, mjafton që të përmirësohet regjimi ushqimor, duke futur në dietën e përditshme ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë B. Më poshtë gjeni një listë prej tyre:

Veza- Përmban të gjithë llojet e vitaminave të grupit B, dhe luan një rol të rëndësishëm, në metabilizimin e yndyrës, proteinave dhe karbohidrateve.

Qumështi– Njëlloj si veza, qumështi përmban të gjitha vitaminat e grupit B, në mënyrë të veçantë B12, e cila favorizon krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Frutat e thata- Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të pasura me vitaminën B3, një substancë e domosdoshme për lëkurën, lufton lodhjen dhe problemet me tretjen.

Peshku- Thuajse të gjithë peshqit janë të pasur me vitaminë B6. Bëhet fjalë për një vitaminë, e cila përmirëson prodhimin e serotoninës, një hormon i rëndësishëm për përmirësimin e humorit, shkruan noa.al.

Lulelakra, brokoli dhe spinaqi– Të gjitha jeshillëqet, janë të pasura me vitaminë B1, e cila ndihmon në ruajtjen e sistemit nervor, duke favorizuar përqendrimin.

Majaja e birrës- E pasur me vitaminë B3, majaja e birrës, është shumë e rëndësishme për të pasur një lëkurë të shëndetshme, por edhe për të përmirësuar funksionimin e aparatit tretës.

Bishtajat– Të gjitha bishtajat, por në veçanti bizelet, përmbajnë vitaminë B9. Kjo vitaminë, e njohur ndryshe si acidi folik, luan rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të fetusit në shtatzëni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026

“Sleep Health”: Gjumi i pasdites mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit

10:16 / June 6, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.