Kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar se gjendja e emergjencës në vend do të zgjatet përtej 25 prillit. Duke iu përgjigjur pyetjes së komentuesve lidhur me këtë përgjigja e tij ishte kjo: Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit.
Megjithatë kryeministri nuk përcaktoi specifikisht dhe sa do të zgjasë kjo gjendje. Në lidhjen live në mesditë Rama foli mbi paketën gati të amnistisë fiskale dhe bllokun e ri të bizneseve që hapen javën e ardhshme.
Lexo edhe- E paralajmëroi në Kongresin e PS-së, Rama: Amnistia fiskale, e domosdoshme
