Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në BE po afrohen, Facebook forcon rregullat dhe masat mbrojtëse

08:55 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reklamat politike do të jenë sërish në fokusin e Facebook, duke forcuar rregullat dhe masat mbrojtëse “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedhjet në Europë.

Këto mjete shtesë do të lançohen nga BE në fund të marsit, për të ndihmuar në transparencë më të madhe të reklamave politike në Facebook, tha menaxheri i komunikimeve të kompanisë, Nick Clegg.

Rregullat e reja do të kërkojnë që reklamat politike, të lidhura me zgjedhjet e BE-së në maj, “të autorizohen”.

Clegg, ish-zëvendëskryeministër i Briatnisë, i cili është punësuar në Facebook në tetor, tha të hënën në Bruksel se këto rregulla do të mbulojnë reklamat që “nuk mbështesin në mënyrë të qartë një kandidat apo parti politike, por që fokusohen në tema shumë të politizuara, si migracioni”.

Në një blog të vetin, rrjeti më i madh social në botë tha se “mjetet e transparencës për reklamat zgjedhore do të lansohen në Indi në shkurt dhe në Ukrainë dhe Izrael përpara zgjedhjeve të tyre, ndërsa do të zgjerohen globalisht para fundit të qershorit”.

Masat janë të ngjashme me ato të miratuara për zgjedhjet për Kongresin e SHBA-së në nëntor të vitit 2018, tha Clegg.

Facebook-u është kritikuar gjatë dy vjetëve të fundit për veprim të pamjaftueshëm për të luftuar lajmet e rreme, operacionet propagandistike dhe përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste në platformat e tij.

BE facebook
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.