I ftuar në Ora Sport, zëdhënësi për shtyp i FShF, Fatjon Kodra shprehet pesimist për vazhdimësinë e Partizanit në kampionat.
Ai shprehet se me rezultatet që ka skuadra, nuk e di se sa të aftë do jenë të kapin ritmin.
Kodra: Ishte një fitore morale. Shanset ishin aty. Me këto rezultate që ka skuadra, nuk e di se sa e aftë do jetë ta kapi ritmin e skuadrave të tjera. Pas rifillimit shoh që më mirë janë këto skuadrat që i mbajnë lojtarët në ato kushte karantine. Të gjitha këto gola që janë shënuar tregon se ka diferenca në aspektin fizik. Gjithmonë varet mënyra se si janë ushtruar skuadrat gjatë karantinës. Stërvitjet individuale.
