Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjithçka ishte perfekte, derisa policia u shfaq ditën e dasmës së shqiptarit

12:47 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Po martohej në komunën e Paullo të Milanos, kur karabinierët ndërhynë përpara se të kishte mundësinë që të thoshte “po”. Në të vërtetë bëhej fjalë për një martesë të stisur, që një 26-vjeçar shqiptar e kishte organizuar në mënyrë që t’ia hidhte drejtësisë italiane. I riu, sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, ishte dëbuar nga ky vend në Shkurt të 2017-s, për vepra penale që lidheshin me shpërndarjen e drogë.

Karabinierët në Paullo, aty ku shqiptari kishte jetuar përpara se të largohej, kishin zbuluar se ishte rikthyer, megjithatë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e tij. Kjo derisa, ditët e fundit zbuluan martesën e tij, një organizim që siç duket nuk e kishte mbajtur dot diskret. Kështu, ditën e dasmës, që do të celebrohej më 31 Janar, autoritetet policore u shfaqën në komunë dhe e arrestuan shumë pak përpara se të niste ceremonia.

Sipas hetuesve, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, e kishte organizuar këtë dasmë në mënyrë që të mos e dëbonin sërish nga Italia. Nusja ishte një 22-vjeçare italiane me origjinë rumune, që kishte pranuar të ishte pjesë e kësaj lidhjeje martesore në këmbim të parave dhe drogës. Për këtë të fundit, sëbashku me prindërit e saj, prindërit e shqiptarit dhe dy dëshmitarë, autoritetet kanë ngritur gjithashtu padi për favorizim.

Itali martesa Policia shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së efektivit, hetim dhe për “Shpërdorim detyre” nga policia

17:04 / June 7, 2026

Rrezikoi pushuesit në Borsh/ Policia vigjilente bllokon mjetin lundrues, dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

15:23 / June 7, 2026

Konsiderohet si një nga furnizuesit kryesor të heroinës në Tiranë, kush është Gëzim “Qorri” që u arrestua nga policia

12:40 / June 7, 2026

U ekstradua nga Italia si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin

12:20 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.