Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjithçka ishte perfekte, derisa policia u shfaq ditën e dasmës së shqiptarit

12:47 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Po martohej në komunën e Paullo të Milanos, kur karabinierët ndërhynë përpara se të kishte mundësinë që të thoshte “po”. Në të vërtetë bëhej fjalë për një martesë të stisur, që një 26-vjeçar shqiptar e kishte organizuar në mënyrë që t’ia hidhte drejtësisë italiane. I riu, sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, ishte dëbuar nga ky vend në Shkurt të 2017-s, për vepra penale që lidheshin me shpërndarjen e drogë.

Karabinierët në Paullo, aty ku shqiptari kishte jetuar përpara se të largohej, kishin zbuluar se ishte rikthyer, megjithatë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e tij. Kjo derisa, ditët e fundit zbuluan martesën e tij, një organizim që siç duket nuk e kishte mbajtur dot diskret. Kështu, ditën e dasmës, që do të celebrohej më 31 Janar, autoritetet policore u shfaqën në komunë dhe e arrestuan shumë pak përpara se të niste ceremonia.

Sipas hetuesve, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, e kishte organizuar këtë dasmë në mënyrë që të mos e dëbonin sërish nga Italia. Nusja ishte një 22-vjeçare italiane me origjinë rumune, që kishte pranuar të ishte pjesë e kësaj lidhjeje martesore në këmbim të parave dhe drogës. Për këtë të fundit, sëbashku me prindërit e saj, prindërit e shqiptarit dhe dy dëshmitarë, autoritetet kanë ngritur gjithashtu padi për favorizim.

Itali martesa Policia shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.