Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Supriza në fillim të ndeshjes Burreli-Dinamo, Mjeshtri i Sportit Dali Farruku shpallet “Qytetar Nderi” i Matit

18:07 / July 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qytetar nderi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ceremoni e veçantë u zhvillua në fillim të ndeshjes Burreli-Dinamo. Këshilli Bashkiak Mat i dha titullin “Qytetar Nderi” legjendës së futbollit matjanë Dali Farruku. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Mat, Elisa Gjasta dhe nënprefekti i Matit vlerësuan lojën brilante të Farrukut të madh.

  • 10 4
  • 14 1

Kush ishte legjenda e futbollit matjan

Dali Farruku vlerësohet nga sportdashësit si ikona e futbollit matjan dhe vijon të përmendet kudo me nostalgji si një lojtar klasi.

I lindur në 1957 në fshatin Urakë,  ai do të niste karrierën e tij brilante si futbollist në vitet ’70-të, kohë kur ai luante me klasat sportive në shkollën “31 korriku” Burrel.

Që asokohe specialistët e futbollit e vlerësuan për talentin. Në moshën 17-vjeçare veshi bluzën e ekipit të të rriturve, duke luajtur ndeshjen e parë të karrierës sportive me skuadrën e Himarës. Më pas luajti për 15 vite me skuadrës matjane dhe 6 vjet me atë të Lushnjes.

Farruku ka spikatur më shumë se kurdoherë në vitet ’80-90, sidomos në kampionatet 1981, 1983, 1986 kur Burreli debutonte në Kategorinë e Parë. Gjatë do të mbahen mend përballjet dhe loja e bukur e Farrukut me Dinamon, Tiranën, Partizanin, Vllazninë, etj.

Ai është shpallur golashënuesi më i mirë, një herë në Kategorinë e Parë me 13 gola dhe një herë tjetër më 18 gola në Kategorinë e Dytë. Ka zhvilluar afro 480 ndeshje në 23 vjet dhe ka shënuar mbi 200 gola.

Dali Farruku u grumbullua për pak kohë me Kombëtaren, por për shkak të një problem në biografi nuk pati fat të  luajë me fanellën kuq e zi.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.