Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e taksistit në Fushë Prezë, në pranga dy vëllezër

09:03 / August 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abdulla budlla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër Arsil dhe Sajmir Shera si autor të dyshuar të vrasjes së taksistit Abdullla Budlla në Fushë Prezë.

Policia nuk jep detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur tri ditë më parë. 71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.

Lexo edhe- Policia identifikon vrasësin e taksistit 71 vjeçar në Fushë-Prezë, disa të shoqëruar në Nikël e Rinas

NJOFTIMI I PLOTE

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 03.08.2020, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, ku u vra me armë zjarri 71-vjeçari A. B.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe drogë.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për zbulimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, falë provave të siguruara, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, u zhvillua operacioni Policor “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht i dy vëllezërve:

S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Gjithashtu , po gjatë zhvillimit të këtij operacioni dhe kontrolleve të befasishme të kryera në disa banesa të dyshuara, Policia arrestoi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin G. Ç., 29 vjeç, lindur në Fushë Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një shotgun, 60 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme në lekë, euro, paund, dollarë e franga zvicerane, një aparat celular dhe një automjet tip “Mercedes Benz”.

Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.