Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sinan Idrizi “burgos” futbollistin e Flamurtarit: Kush e do, të vijë të na sjellë 1 milion dollarë

23:42 / August 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sinan Idrizi11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinan Idrizi është i vendosur të mos e lërë Arinaldo Rrapajn të shkojë te Partizani. Pas lajmit se talenti vlonjat ka çuar klubin në FSHF për të zgjidhur kontratën, ka ardhur edhe reagimi i administratorit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai thotë se mesfushori ka qenë i përkëdheluri i tyre dhe duhet të mos tregohet mosmirënjohës. Deklaron se kushdo që kërkon shërbimet e 19- vjeçarit, të trokasë në klub dhe të paguajë 1 milion dollarë.

“Nuk ka shanse që Rrapaj të iki nga Flamurtari. Unë nuk e di kush e gënjen atë. Klubi nuk ka asnjë detyrim ndaj tij. Rrapaj duhet që të jetë mirënjohës ndaj klubit, por ai po shpif. Në vend që të tregojë mirënjohje, bën të kundërtën. Meqë na paska hedhur në gjyq, i them që deri në fund të dhjetorit është lojtar i Flamurtarit. Ai ka detyrime ndaj klubit, jo ne ndaj tij. Nuk ka shanse të ikë, e them këtë në mënyrë absolute.

Klubi i ka dhënë shumë hapësira atij si lojtar. Madje ka qenë më i përkëdheluri. Natyrisht që Arinaldo ka qenë djalë i mirë, por nuk dua që ta besoj kurrë që të jetë mosmirënjohës. Klubi ka qenë 100% korrekt me të. Nuk e lëmë të ikë. Kush e do, të vijë në na sjellë 1 milion dollarë. Kaq kushton kartoni i tij për shkak se është lojtar i madh dhe ka menaxher shumë të fortë ai”, shprehet fillimisht Idrizi.

BRAZILIANI – Sinan Idrizi ka një reagim edhe për brazilianin Lukas Ramos, që i është bashkuar Laçit dhe është larguar nga Flamurtari. Braziliani luajti edhe në një miqësore kundër Apolonisë, e megjithatë administratori shprehet i habitur për largimin e tij dhe i kujton se i skadon kontrata pas 1 viti e gjysmë:

“Po dëgjoj që Ramos paska shkuar te Laçi. Nuk e di, por më habit kjo gjë… Ai është lojtar i Flamurtarit, ka një kontratë me ne për një vit e gjysmë. Ata që duan shërbimet e tij, të vijnë e të trokasin në klub. Por, jo që ne nuk kemi lojtarë për të shitur. Ramos është lojtar i Flamurtarit”.

HOXHAJ – Administratori ka edhe një ngacmim për Ardit Hoxhajn, që do të vijojë karrierën e tij te Vllaznia. “Shkodra i ka bërë një superofertë Ardit Hoxhajt. Shumë mirë. Ka ikur të marrë sa më shumë lekë atje. Shpresojmë të kuptojë mirë shkodranët kur thonë ‘nadja e mirë’, kur është mëngjes”, u shpreh administratori.

1 milion dollare futbollistin sinan idrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.