Matjanët kanë vendosur ta përforcojnë ekipin në të gjitha repartet. Drejtori teknik Klevis Gjoka tha se merkato e fillimit të kampionatit është mbyllur dhe bashkë me teknikun Samuel Nikaj e administratorin Bajram Ballabani mendojnë se kanë gjetur lojtarë që do ta ngjisin ekipin një kategori më lart.
“Këto prurje, theksoi Gjoka, kanë të bëjnë me lojtarë cilësorë dhe që kanë bërë emër në futbollin shqiptar. I njohim ekipet e tjera dhe flasim me këmbë në tokë. Kampionati është i gjatë dhe me siguri ka dhe të papritura.”
Krahas lojtarëve të sezonit të kaluar që kanë rinovuar kontratën, këtë vit sipas drejtorit në portë do të luajë Miraka, në mbrojtje Sefgjini, Dodaj, Hasa, në mesfushë Zefi, Zuna, Vecaj, Rexhepi, Dyca dhe në sulm Raboshta e Toma.