Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Raporti i UEFA-s për trukimet/ Duka pro vendimit për dënimin e Skënderbeut

12:52 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djuk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Romë u miratua ditën e sotme raporti vjetor për luftën kundër trukimeve në futboll. “Duke mbrojtur integritetin e futbollit”, shkruhej në pjesën e raportit vjetor, teksa u pasqyrua edhe tabloja e punës që ishte bërë nga komisionet disiplinore për sezonin që u la pas.

Plot 54 presidentë të vendeve anëtare, votuan në mënyrë unanime për raportin, teksa pjesë e tyre ishte edhe kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili nuk nguroi të ngrinte kartonin jeshil, duke mbështetur UEFA-n pavarësisht se një nga pikat kyçe të raportit vjetor ishte dhe dënimi me 10 vite i Skënderbeut.

 “Sektori i disiplinës dhe etikës në UEFA trajtoi një total prej 450 çështjesh gjatë vitit të fundit, 49 prej të cilave ishin pjesë e apelimit dhe katër përfunduan para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS).

Një çështje që spikat në mënyrë të veçantë përfshin KF Skënderbeun e Shqipërisë, një klub i përjashtuar nga aktivitetet e UEFA për sezonin 2016-2017 për përfshirjen në trukimet e ndeshjeve, vendim i cili u mbështet nga KAS. Si rrjedhojë e hetimeve të tjera, organet disiplinore të UEFA-s vendosën një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet e UEFA dhe një gjobë prej 1 milion eurosh për Skënderbeun”, shkruhet në raportin e UEFA-s.

raport

raporti Skenderbe uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.