Pjesa e parë e emisionit Rudina në Tv Klan iu përkushtua një kompeticioni të rëndësishëm bukurie në vendin tonë. Për herë të parë është zhvilluar bashkë konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” për shkak të pandemisë, pikërisht mbrëmjen e së premtes ku u përzgjodhën edhe fitueset e këtij spektakli bukurie, më e bukura e Shqipërisë dhe më e bukura e Kosovës.
Blerta Veseli është zgjedhur më e bukura e Kosovës, ndërsa Paula Mehmetukaj si më e bukura e Shqipërisë.
Paula Mehmetukaj 22 vjeç nga Tirana ka treguar më shumë për jetën e saj në studion e Rudinës dhe si e ka përjetuar ajo.
Paula Mehmetukaj: Unë kam studiuar në Fakultetin Ekonomik për menaxhim biznesi, tani po bëj Masterin tek një universitet të huaj në Shqipëri dhe studioj Internacional Biznes.
Rudina Magjistari: Pse vendose të merrje pjesë në “Miss Universe Albania”?
Paula Mehmetukaj: Në fakt ishte një hap i çuditshëm i jetës sime, pasi fokusi im kryesor gjatë gjithë jetës kanë qenë librat, shkolla dhe kisha nevojë për një ndryshim.
Rudina Magjistari: Si e ndjeve veten kur u shpalle “Miss Universe Albania 2020”?
Paula Mehmetukaj: E kam parë me qindra herë atë momentin kulminant dhe nuk ngopem. Ishte një emocion shumë i madh.
Rudina Magjistari: E prisje të fitoje?
Paula Mehmetukaj: Sigurisht që po, vetëbesimi është kryesor. Nëse unë nuk do kisha vetëbesim në këtë garë unë atëherë mendoj që kjo gjë nuk do ishte e mundur. Mbaj mend familjen time dhe të gjithë njerëzit e mi që i kam pasur në krah në momentin që Alaudini po thoshte emrin tim. Është një gjë që do e kem kujtim gjithë jetën time. Është një eksperiencë e papërsëritshme.
