Mesa duket shumë shpejt do të kemi dasmë, pasi Rudina Dembacaj ka marrë propozimin për martesë nga Mark Frroku.
Çifti është vënë në qendër të vëmendjes prej kohësh, e që nga momenti që e bënë publike lidhjen Rudina flet pa “dorashka” në rrjetet sociale për jetën e saj private.
Propozimi është bërë në Kapadokia në Turqi dhe gjithçka duket perfekte dhe e mirëorganizuar deri ne detaje nga Marku.
“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizojë dhe të më bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️
P.S. I thashë PO!”- shkruan Rudina në Instagram.
