Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndahet nga e fejuara djali i Ardit Gjebreas

10:04 / September 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jon merlin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fejesa e djalit të Ardit Gjebreas me vajzën e një biznesmeni të njohur në Tiranë ishte padyshim një nisje e mirë për vitin 2018. Dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre dhe ndanë me ne copëza nga festa, që sipas zakonit mblodhi bashkë dy familjet dhe miqtë e afërt. Përmes ceremonisë private larg syrit mediatik, djali i këngëtarit dhe prezantuesit shqiptar Ardit Gjebrea zbuloi dhe partneren e tij, Merlin. Dy të rinjtë, më të dashuruar se kurrë, pas dy vitesh lidhje të konsoliduar ndërmorën edhe hapin e madh.

Por duket se tashmë, dy vite pas fejesës, edhe kjo dyshe i ka dhënë fund. Nga ajo çfarë mund të shohim nga rrjetet sociale, Merlin dhe Jon tanimë nuk janë më bashkë. Në profilin e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta. Nga ana tjetër ajo ka zgjedhur të mbajë fotot që ka me Anën, motrën e tij. Ashtu si e kemi parë, Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”. Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë. Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Miqtë e afërt të dyshes janë shumë hermetikë në lidhje me këtë histori, duke mos zbuluar detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur mes tyre. Kujtojmë se, menjëherë pas fejesës, Jon dhe Merlin u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo një zënkë mes dy të dashuruarve./ Bluetooth

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.