Marrëdhënia e tyre prej pothuajse një viti është vendosur në qendër të vëmendjes së medias rozë. Flasim për Mozzik dhe Loredanën, prindër të vogëlushes Hana të cilët bën të ditur pak kohë më parë ndarjen e tyre.
Por a do të ketë një rikthim? Iconstyle shkruan se edhe pse dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale, në Tik Tok po, dhe kjo ka nisur kohë pas ndarjes.
Gjithashtu, ata takojnë shpesh për shkak të vogëlushes Hana, e cila i ka mbajtur ende të lidhur prindërit e saj.
Ok, e kuptojmë që mund të ndodhen në të njëjtin ambient për shkak të të voglës, por ç’bëjnë Loredana dhe Mozzik së bashku për shopping, pa Hanën me vete?
Kjo video që po qarkullon në rrjet ka çmendur fansat e dyshes, të cilët besojnë se Lori dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin.
