Një dedikim i veçantë i Robert Berishës për Renee në ditën e vajzave. Ai shkruan fjalët më të bukura për të bijën në rrjetet sociale e cila jeton me të ëmën pas ndarjes së tij me Nora Istrefin.
“Ti je dielli, hëna ime dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar ditën e bijave”, shkruan Roberti.
Nora nuk ka mundur dot t’i rezistojë fotos dhe dedikimit, ndërsa i ka lënë një koment mjaft të përzemërt të bijës.
“Reneeja ime e bukur”, shkruan ajo.
Pavarësisht se janë të ndarë, Nora dhe Roberti bëhen gjithnjë bashkë kur është fjala për vajzën e tyre të vogël. Ata kapërcejnë çdo gjë për vajzën e tyre që ajo të rritet me dashurinë e të dy prindërve.

