Edhe pak ka mbetur që moderatorja e njohur Arbana Osmani të bëhet nënë për herë të dytë.
Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.
Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.
Së fundmi, “Panorama Plus” ka publikuar disa foto të saj, por kësaj here me bikini.
Arbana shihet në pishinë nën shoqërinë e së ëmës dhe Jonit, teksa duhet ta pranojmë se duket shumë bukur dhe shtatzënia i ka falur goxha nur.




