Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët kreu i shtetit Ilir Meta paralajmëron se ekonomia shqiptare po bie në humnerë, dhe një faktor për këtë janë vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit, ku vetëm një investitor kërkon 100 milionë euro. Shteti nuk mund te vijoje te marre borxhe pa fund.
Meta tha se ka kërkuar informacione pranë Avokaturës së Shtetit, por pa marrë asnjë përgjigje.
“Nisur nga padia e një investitori i huaj që kërkon 100 mln euro nga Shqipëria në gjykatën e Arbitrazhit dua të them se kjo është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për financat dhe ekonominë shqitpare”,- tha Meta.
