Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Voltana Ademi “rikthen” periudhën moniste, prish traditën e festimeve për karnavalet në qytetin simbol

22:04 / February 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
46146889 102609270757759 6521563923764740096 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për t’u ndërprerë gjatë periudhës moniste e për t’u rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.

Por duket se ky shkurt do të shënojë rindërprerjen e festimeve të karnavaleve, duke varfëruar edhe më tej jetën artistike të një prej qyteteve që i ka dhënë kaq shumë vendit tonë në kulturë. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk ka marrë asnjë masë për organizimin e festimeve të karnavaleve që ka qenë traditë të festohej çdo fillim shkurti. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Bashkia Shkodër nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të mbajtur gjallë edhe këtë vit traditën e bukur.

Shkatërrimi i kësaj tradite të bukur është denoncuar edhe nga aktivistë të shoqërisë civile në Shkodër, të cilët akuzojnë direkt kryebashkiaken Voltana Ademi  se po prish traditat e bukura të qytetit. “Znj.Voltana Ademi, ca u ba me festën e Karnavaleve që organizohet në çdo fillim shkurti prej vitesh në Shkodër?! Me ju në drejtim po prishen traditat dhe po shkatrrohet nji qytet.

Znj.Ademi, Shkodra asht e Karnevaleve, e Ditës së Luleve, e Festivalit të Fëmijëve etj, etj, festa që kanë mbajt gjallë kulturën tonë, por ju nuk e dini sepse keni kujtu që Bashkia asht organizatë e jo institucion shërbimesh! (Këtë vit Bashkia Shkodër ka 31 miliardë buxhet, 15 miliard ma shume se vitin e parë të mandatit. Janë mjaftueshëm me rregullu rrugë e me ba aktivitete)”, shprehet Mirsad Basha, drejtues i “EKO Mendje”.

Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan, por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.

karnavale Voltana Ademi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.