Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve është shprehur kreu demokrat Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët.
Ai thotë se statistikat zyrtare të viktimave fshehin shifrat e vërteta.
“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës. Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë”, tha Basha.
