Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama tregon pse nuk negocion me naftëtaret: Nuk lejojmë të krijohet precedenti….

14:50 / October 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama4 770x379 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka është shprehur në Kuvend se nuk do të lejojë të krijohet një precedent lidhur me situatën e krijuar me naftëtaret e Ballshit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që ato kanë. Rama thotë se rrogat e tyre nuk po merren pasi nuk po punon fabrika.

“Ata nuk marrin rroga sepse fabrika nuk punon. Është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, përgatituni. Nga dëshira për ti ndihmuar nga padija mund të bëni dëm. Nga ana tjetër është e pavërtetë që unë hesht. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë.

Por ka një problem, punonjësit e një kompanie private e cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ky është detyrimi që ka shteti.

Çështja është se ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre, ne e dimë që ata nuk janë aty për asistencë sociale. Asistenca implikon largimin përfundimtar prej aty. Ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti. Si mund të jetë që një ndërmarrje private falimenton, ata futen në grevë dhe i kërkojnë pagë shtetit.

Nuk jemi më në komunizëm. Marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar. Këtë gjë njerëzit në grupe të caktuara nuk duan ta kuptojnë.

Thënë të gjitha këto unë po ua përsëris çdo ditë. Mbase dhe ju më ndihmoni mua meqë keni kontakt, që ato ta mbyllin grevën

Kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk i lejojmë veten, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin, ti futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar të dëgjosh edhe palën tjetër.

Përfitoj nga rasti t’ju ftoj dhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekje që zonjat ta mbyllin grevë. Sa kohë janë aty bisedimi nuk do ndodhë. Kjo është parimore, jo se nuk dua unë, por janë parimet që funksionon shteti dhe qeveria“, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.