Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i pyetur se përse u largua nga partia e zotit Bamir Topi, shpjegoi arsyen dhe rikthimin në PD.
“Unë, faktikisht u largova nga angazhimi politik tërësisht pas zgjedhjeve të vitit 2017. E kisha biseduar edhe më parë që angazhimi im politik do përfundonte.
Rikthimi në PD nuk ka ardhur thjesht si insistim apo kërkesë e imja, por edhe si pjesë e asaj hapje apo bashkëpunimi të PD, jo vetëm me zotin Oketa, por edhe me individë të tjerë.
Unë e mbylla angazhimin tim politik, por ndjeja një angazhim moral për të rinjtë dhe të rejat e angazhuar për të djathtën, qoftë në PD apo FRD. Doja që të vazhdonin rrugën e tyre në politikë.
Në bisedime me ta, nisën edhe diskutimet për një riangazhim timin. Unë nuk jam në garë me askënd. Nuk i kam garat me bërryla. Mesazhi për të rinjtë në politikë është që të jenë vetvetja, të mos jenë as si unë, as si të tjerët,” tha Oketa.
