Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministria e Bujqësisë ndalon për 5 muaj peshkimin e koranit në liqenin e Ohrit

12:45 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koran liqeni ohrit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për gati 5 muaj me urdhër të Ministrisë të Bujqësisë në liqenin e Ohrit do të ndalohet gjuetia e koranit.

Ndalimi i peshkimit të koranit sipas urdhrit të botuar në Fletoren Zyrtare do të ndalohet nga 11 nëntori 2020 deri më 1 mars 2021.

Nga kjo masë përjashtohet gjuetia e cironkave të tratave të zallit (vlagë), sipas zonave breg liqenore të përcaktuara nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit (OMP) Pogradec. Urdhri përcakton se çdo mjet gjuetie peshku i kapur nga organet e monitorimit dhe kontrollit gjatë kohës së ndalimit të gjuetisë së peshkut, të sekuestrohet.

Në këto 5 muaj do të lejohet vetëm peshkimi i riprodhuesve të koranit për qëllime të grumbullimit të vezëve deri në 200 kg, të cilat do të shtrohen për inkubim në impiantet e Qendrës së Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA) të koordinojë veprimtarinë organizative, teknike dhe financiare me Qendrën e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, për gatishmërinë e marrjes së vezëve të koranit, shtrimit dhe trajtimit të tyre për inkubim.

“Peshku pas marrjes së materialit biologjik për riprodhim, do të peshohet dhe pas markimit do të lëshohet i gjallë në vendet e përshtatshme në liqen. Peshimi, markimi e lëshimi i riprodhuesve të koranit, do të kryhet në prani të komisionit në përbërje të cilit do të jenë përfaqësues nga DSHPA-ja, OMP Pogradec, Qendra e Rritjes së Rasateve të Koranit, si dhe të Projektit GEF–SGP që do të mbulojë shpenzimet financiare të pagesës së riprodhuesve të lëshuar në liqen. Ndërsa shpenzimet e pagesës së materialit biologjik (vezëve), karburantit që shpenzohet për grumbullimin dhe transportimin e vezëve të koranit dhe shpenzimet e tjera që kanë të bëjnë me këtë aktivitet do të mbulohen nga buxheti i DSHPA-së.

Veprimtaria e grumbullimit të vezëve, do të kryhet e organizuar nën drejtimin e DSHPA-së, në varësi të së cilës është Sektori i Kontrollit e Monitorimit të Peshkimit, Qendra e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, të cilat në bashkëpunim me OMP-në Pogradec, të përcaktojnë dhe aktivizojnë për këtë qëllim 40 peshkatarë me përvojë, anëtarë të kësaj OMP-je”, thuhet në urdhër.

Për ndalimin e gjuetisë të koranit në liqenit e Ohrit Ministria e Bujqësisë ka kërkuar edhe bashkëpunimin me strukturat e qeverisjes vendore Pogradec, Komisariatin e Policisë, Policinë Tatimore, Drejtorinë Rajonale të AKU-së Korçë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.