Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti duke botuar disa studime thotë se shpëtimi nga COVID gjendet në natyrë pa patur nevojë për vizitë, receta e farmaci e sipas tij është Propolisi dhe mjalti.
Ish ministri thotë se janë antiviralë të njohur dhe me efekt të provuar ndaj COVID-19.
Shpëtimi nga Covid nuk është dhe aq larg sa duket por duhen edhe sy dhe mëndje për ta parë dhe kuptuar !
Gjëndet edhe në natyrë, pa patur nevojë për vizitë, receta, farmaci dhe shumë para :
Propolis dhe mjalti.
Janë Antiviralë të njohur dhe me efekt të provuar edhe ndaj Covid 19.
Por u habita kur pashë se qënka shkruar edhe në Kuran dhe Bibël, por nuk e paskemi vënë re :
Kurani në syren Ayat thotë :
Rrjedh nga barku i bletëve një lëng me ngjyra të ndryshme. Aty është shërimi për njerëzinë. Është shënjë për ata që duan të kuptojnë.
Ungjilli sipas Lukës:
Dhe ndërsa Krishti u ngjall dhe qëndroi para dishepujve të tij të habitur, ai kërkoi për të ngrënë dhe i dhanë një hoje me mjaltë dhe pak peshk. U ndje mirë”, shkruan ai.
