Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zbardhet takimi Rama-Vuçiç-Zaev: Kriza ka theksuar nevojën për bashkëpunim, ftojmë Kosovën t’i bashkohet kësaj nisme

18:37 / October 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama vucic dhe zaev 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologëtt e tij nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Vuçiç e Zaev kanë mbajtur një video-takim të përbashkët.

Në këtë video-takim, liderët e shteteve të Ballkaniit deklaruan se kriza ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Deklarata e përbashkët për shtyp e liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut:

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma për thellimine bashkëpunimit rajonal është plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe një bazë e mirë për Samitin e Sofjes.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Presidenti Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një takim përmes Zoom-it përrifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar.

Veprimtaritë e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, tre Liderat u dakortësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politikat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhe përgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit”  thuhet në deklaratën e përbashkët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.