Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla është mes të përfolurve për të zëvendësuar Sandër Lleshajn në detyrën e Ministrit të Brendshëm.
I pyetur nga mediat lidhur me këtë ai lë të hapur mundësinë se nuk do e pranonte një pozicion të tillë.
Balla deklaroi se ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste. “Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive. Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”, pohoi Balla.
