Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish kryeministri uron ndryshe 30-vjetorin e PD-së: Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990

13:19 / December 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander meksi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi ka përcjellë një mesazh ndryshe në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Ai kujton 12 dhjetorin e vitit 1990, ku një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve.

Ai thotë se sot Shqipëria nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëdërruam ato ditë.

Gjithsesi ai ka një urim për demokratët dhe ata që mbushën sheshet ato ditë.

“Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste, me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.
Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëdërruam ato ditë.
I uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë. GËZUAR!!”, shkruan Meksi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026

Ndryshime në ekipin që negocion anëtarësimin në BE, kush janë emrat që marrin detyra të reja?

11:34 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.