Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama përmes sekretarit të përgjithshëmn Gazment Bardhi. Në një reagim në rrjetet sociale ai thotë se keqqeverisja dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës ka shkaktuar revoltë.
“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të rvoltës dhe zemërimit të të rinjve”, shkruan ai.
