Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i Enkeleda Hoxhës nga SPAK, reagon Balla: I them Lulit e Monikës mjaft u takuat skutave me e ish-gjyqtarë e ish-prokurorë

17:37 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PS Taulant Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri dy i PS, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha nga SPAK.

Balla thotë se rasti i gjyqtares sështë ndër shembujt e parë teksa institucionet e reja të drejtësisë po i japin përgjigje skeptikëve apo mosbesuesve, me rezultate konkrete.

Balla thotë se Vetting-u nuk ndalet, dhe se Basha me Kryemadhin të ndalojnë takimet e fshehta me ish-gjyqtare e ish-prokurorë.

‘Kush ankohet apo s’ka ende besim tek institucionet e reja të Drejtësisë, çdo ditë po merr përgjigje.

Institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë dhe po e tregojnë këtë ditë pas dite me rezultate konkrete. Hetimet pro-aktive dhe arrestimet e kryera nga SPAK-u dhe procedimet e kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si për gjyqtarin e Korcës, për gjyqtaren e arrestuar sot dhe për të tjerë në proces, janë vetëm shembujt e parë të përkushtimit për të kryer detyrën, por edhe inkurajim për punë të tjera në vijim, si një proces i rëndësishëm për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Zbatimi me përpikmëri i reformës në drejtësi dhe vetingut, po mundëson një drejtësi të re e të pavarur, e cila nuk do të dijë as se kush je apo çfarë pozicioni politik ke.

Meqenëse fola për vetting-un, dua t’i them Lulit dhe Monikës mjaft takoheni skutave me ish-gjyqtarë e ish-prokurorë. Nuk ka asnjë shans që ky proces të kthehet mbrapsht.’-shkruan Balla

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.