Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Të rinjtë më të riskuar nga kanceri, shkak obeziteti

21:02 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Obeziteti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë e moshës 25-35 vjecare kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet tumorale.  Dhe shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga ekspertë amerikanë. Në ditët e sotme rastet me patologji tumorale janë gjithnjë e në rritje sidomos tek moshat nën 50-vjeçare. Personat nga mosha 24- 49 vjec sëmuren gjithnjë e më shumë për shkak të peshës së tepërt. Dhe në këtë pikë ata kanë më shumë mundësi të vuajnë nga sëmundjet tumorale. Alarmi jepet nga studiues amerikanë të cilët morën në analizë rreth 15 milionë persona të cilët u diagnostikuan me kancer.  Ekzaminimi mori raste nga viti 1995-2014. Shkencëtarët zbuluan trendin se të rinjtë ishin më shumë të predispozuar të prekeshin nga një nga 6 patologjitë kancerogjene.

Studiuesit vërtetuan se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashës, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç. Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen  me një ekspozim të parakohshëm e afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës. Por, cila është lidhja mes  shëndetit të  tepërt me kancerin? Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore.

Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore.

kancer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.