Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Njihuni me përfitimet shëndetësore të farave Chia

18:21 / March 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fara Chia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Farat Chia konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme, të njohura dhe të përdorura ndër shekuj për benefitet e tyre të mrekullueshme. Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina, fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Farat e Chias kanë një tregues glicemik të ulët prandaj këshillohen për diabetikët. Ato mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes, nivelet e gjakut të omega-3 të shëndetshme në zemër, ulin kolesterolin e keq dhe tregliceridet në gjak, rrisin kolesterolin e mirë, luftojnë infeksionet, janë ndërtuesit kryesor të membranës qelizore sidomos për qelizat nervore dhe ulin faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës. 

Përmbajnë:

7 herë më shumë vitaminë C se portokalli.

5 herë më shumë kalcium se qumështi.

3 herë më shumë hekur se spinaqi.

2 herë më shumë potasium se banania.

15 herë më shumë magnez se brokoli.

Duke patur një sasi të madhe vitaminash dhe kripërash minerale, farat chia janë një integrator ushqimor natyral. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë zinku, vitaminë B3 (niacin), kalium, vitaminë B1 (tiaminë) dhe vitaminë B2.

Janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Sipas peshës, ato janë rreth 14% proteina, e cila është shumë e lartë në krahasim me shumicën e bimëve. Ato gjithashtu kanë një ekuilibër të mirë të aminoacideve esenciale, pra ato aminoacide të cilat trupi i njeriut nuk arrin t’i sintetizojë, prandaj është e nevojshme të merren nëpërmjet ushqimit.

Popullatat e lashta Maya dhe Aztec përdorën fara chia për efektet e tyre të dobishme në nivelin e energjisë dhe qëndrueshmërisë fizike.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, farat chia mund të absorbojnë deri në 10 -12 herë peshën e tyre në ujë, duke u bërë si xhel dhe duke u zgjeruar në stomak. Kjo i bën ata një ushqim veçanërisht ngopës dhe për këtë ata janë shpesh të rekomanduara për ata që duan të humbin peshë. Këto fara janë veçanërisht të dobishme për tretjen dhe për funksionet e zorrëve, sidomos falë pranisë së fibrave.

Farat chia ti konsumoni në çdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja të përditshme. Mund ti kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra, ëmbëlsira etj. Për shkak të aftësisë së tyre për të absorbuar si ujin ashtu edhe yndyrën, ato mund të përdoren për të trashur salcat dhe si zëvendësues vezësh në receta.

E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt.

Farat Chia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.