Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Armando Broja: Kam gjak shqiptari, nuk e kisha vështirë të bëja zgjedhjen

17:05 / March 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
broja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi i talentuar shqiptar nën pronësi të Chelsea, por që londinezët e kanë huazuar në Eredivisie te Vittese, ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, edhe pse është lindur në Angli. Në një intervistë për “Goal”, Armando Broja ka treguar pse ka zgjedhur Shqipërinë, pasi për të nuk ishte problem ta bënte këtë zgjedhje.

“Normalisht që është një vendim i madh dhe i rëndësishëm, kur t’i zgjedh vendin tënd për të luajtur. Zgjodha Shqipërinë, sepse brenda meje kam gjak shqiptar. Unë jam shqiptar, prindërit e mi po ashtu dhe nuk e kisha të vështirë për të bërë zgjedhjen”,- ka thënë fillimisht Broja.

Sulmuesi shtatlartë ka thënë se i pëlqen t’i bëjë shqiptarët krenarë dhe se do ta ndihmojë Shqipërinë për të shkuar në një kampionat europian ose botëror. “Më pëlqente që të bëja shqiptarët krenarë, por edhe prindërit. Unë dua ta ndihmoj Shqipërinë për të shkuar në një Botëror ose një Europian, çka do të ishte gjë e madhe për shqiptarët. Nëse do të shkonim në Kupën e Botës, do të ishte çmenduri dhe ne do të bënim histori. Ne nuk kemi arritur  më parë këtë dhe do të ishte diçka e çmendur për të gjithë”,- tha Broja.

Krejt në fund, sulmuesi kuqezi ka thënë se ndaj Anglisë dëshiron ta shfaq gjithë potencialin e tij. “Tani do të përballemi me Anglinë dhe në këto ndeshje unë mund shfaq të gjithë potencialin tim. Është diçka e veçantë të luash për vendin tend,”– ka deklaruar Armando Broja.

Armando Broja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.