Një konflikt mes të miturisht ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse ku dy prej tyre kanë përfundnuar në spital ndërsa tre të tjerë në hetim.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Karahman Ylli” ku të miturit janë të moshave nga 12 vjeç në 14 vjeç.
“Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
