Kur temperaturat nisin të ngrohen dhe ekspozimi në diell bëhet më i shpeshtë duhet të kini parasysh kujdesin ndaj lëkurës dhe njollave të diellit.
Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur qëndroni gjatë duke shijuar rrezet e diellit:
Mos harronni të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës.
Mbroni zonën rreth syve. Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.
Hidratoni lëkurën tuaj. Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën.
Eksfolioni lëkurën. Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.