Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tre zgjidhje natyrale për të humbur peshë pa mundim, pasi mund t’i përgatisni në shtëpi

18:17 / April 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dobesohemi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtme të trupit.

Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi.

Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.

Kombinimet e ushqimeve të cilat përdorni  çdo ditë, mund të jenë një zgjidhje e mrekullueshme për trupin tuaj.

Recetat që AgroËeb.org ju këshillon do t’ju ndihmojnë në reduktimin e ujrave dhe akumulimit të dhjamit në trup.

Ndiqni si më poshtë 3 recetat e shijshme dhe të shëndetshme që do të kujdesen për trupin tuaj.

Çaji me xhinxher, piper të  zi dhe mjaltë

Kjo recetë është  e mbushur me antioksidantë që do t’ju ndihmojnë të largoni toksinat nga trupi dhe të digjni kalori gjatë gjithë ditës.

Përbërësit

250 ml ujë i nxehtë

5 gr xhinxher

25 gr mjaltë

piper i zi

Përgatitja

Ngrohni  një tas me ujë dhe kur të ketë arritur proçesin e zierjes shtoni xhinxherin dhe pak piper të zi.

Më pas lëreni të pushojë për 10 minta në mënyrë që përbërësit të përzihen sa më mirë më njëri tjetrin.

Kur pija të jetë ftohur pak hidheni në një gotë ku mund ti shtoni mjaltë sipas dëshirës për ta ëmbëlsuar.

Konsumojeni 30 minuta para se të hani mëngjesin të paktën 3 hërë në javë.

Lëng kastraveci dhe domatesh

Kastraveci është i pasur me fibra, antioksidantë dhe minerale prandaj lëngu i tij është një përshpejtues për dobësimin.

Përbërësit

Gjysmë kastraveci mesatar

2 kokrra domate

1 degë selino

200 ml ujë

Përgatitja

Lani mirë domatet dhe kastravecin dhe pritini në copa të vogla.

Vendosini në mikser duke shtuar edhe pak selino sipas dëshirës dhe përziejini.

Miksojini derisa të keni përfituar një masë të lëngëshme jo shumë të trashë.

Konsumojeni këtë pije me stomakun bosh si vakt mëngjesi ose bashkë me vaktin e mëngjesit.

Supë me lakra

Supa me lakër është një ushqim bazë i mbushur vlera që ju krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Kështu do të evitoni të kaloni shpejt nga një vakt në tjetrin.

Përgatitja

1 lakër e vogël

1 qepë

3 domate

1 spec djegës

ujë

pak kripë

piper

Përgatitja

Lani dhe pritni të gjitha perimet dhe lërini të mbuluara në një tenxhere të mbushur me ujë deri në gjysmë.

Filloni t’i ngrohni në zjarr të mesëm duke shtuar sipas dëshirës kripën dhe piperin. Mos e teproni me kripën.

Lëreni në zjarr derisa të arrijë në fazën e zierjes dhe më pas uleni temperaturën në minimun për 20-30 minuta.

Supën mund ta konsumoni  në vaktet e drekës apo darkës bashkë më ndonjë ushqim tjetër shoqërues, siç janë sallatat apo mishi./AgroWeb.org

humbim peshe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Lela Seferi bie dukshëm në peshë pas ndarjes nga Leonard Gashi

21:41 / November 25, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.