Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Greva e Albcontroll mbylli Rinasin, PD: Të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar!

15:54 / April 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1616930285 SeliaePD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili kërcënoi me burg punonjësit e Albcontrol pasi u ngritën në protestë.

Në një reagim zyrtar përmes Alfred Rushajt, drejtuesit të fushatës për PD-në, shkruhet se ministrija Belinda Balluku e cila ishte për tetë vite përgjegjëse për punëtorët, tani po akuzon edhe Opozitën si organizatore të një grevës.

Rushaj shton se dështimi i Shqipërisë në fakt është dështimi i Ramës që për tetë vite ka qenë në qeverisje.

“Ministrja na shpjegoi se për grevën në aeroport duhen fajësuar punëtorët dhe opozita. Ministrja që ishte 8 vite përgjegjëse për punëtorët, tani po na akuzon ne për një grevë. Ky është një mashtrim elektoral i Ramës për qytetarët shqiptarë. Kjo është fryma konstante e qeverisë Rama: të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar.

Kur paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë – arsyeja është pandemia. Kur ai nuk mban dot asnjë premtim – arsyeja është tërmeti. Kur Shqipëria është në mesin e vendeve me vdekjet më të larta në Europë dhe spitalet po kolapsojnë – arsyeja është se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të mbrojtur. Kur Shqipëria gjobitet me një shumë astronomike prej 110 milion euro – arsyeja është pronari i televizionit dhe vetë kanali televiziv. Kur papunësia arrin kulmin e qindra mijëra të papunëve, Rama shpjegon se kjo vjen për shkakun tonë, vetë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të punojnë.

Por qytetarët shqiptarë e dinë tashmë … është Rama dhe qeveria e tij e dështuar, vetëm ata janë përgjegjës për të gjitha dështimet. Vetëm ata janë përgjegjës për faktin që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite. Dështimi i Shqipërisë është dështim i Ramës. Shqipëria duhet të ndryshojë, Shqipëria duhet të nisë të shpresojë sërish. 25 prilli i jep fund justifikimeve të dobëta të Ramës. Shqipëria meriton një qeveri dhe një kryeministër që merr përgjegjësi për rezultatet dhe punon për Shqipërinë,”- shkruhet në reagimin zyrtar.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Albcontroll rinasin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.