Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mjeku ligjor jep verdiktin final: George Floydi vdiq si pasojë e…

11:36 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skynews george floyd killed by police 5001311 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të premten në gjyqin e ndaj ish-policit të Mineapolisit Derek Chauvin, mjeku i cili kreu autopsinë e George Floyd-it pas vdekjes se tij në maj të vitit të kaluar, shpjegoi se si kishte dalë në përfundimin se vdekja e 46 vjeçarit kishte qenë një vrasje në duart e policisë.

Ndërsa anëtarët e jurisë studionin paraqitjet grafike të fotografive të autopsisë, doktor Andrew Baker, shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kontenë Hennepin, tha se ai i qëndron të njëjtit përfundim në të cilin doli vitin e kaluar mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Zoti Baker konsiderohet si një nga dëshmitarët më të rëndësishëm ndërsa prokurorët e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Minesotës përfunduan argumentimin e tyre mbi çështjen ndaj ish-punonjësit të policisë Derek Chauvin. Pamjet filmike tregojnë se zoti Chauvin i mbajti gjyrin mbi qafë për 9 minuta 29 sekonda zotit Floyd, ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

Avokatët mbrojtës të zotit Chauvin, i cili akuzohet për vrasje dhe vrasje me paramendim u përpoqën të hedhin dyshime mbi gjetjen e zotit Baker. Ata sugjeruar që zoti Floyd mund të ketë vdekur nga një mbidozë droge që kishte marrë, shkruan VOA.

Vitin e kaluar zoti Baker doli në përfundimin se zemra e zotit Floyd pushoi së rrahuri dhe mushkëritë e tij ndaluan së funksionuari sepse zoti Chauvin dhe punonjësit e tjerë të policisë ushtruan forcë mbi të duke i shkaktuar bllokimin e frymëmarrjes.

Ekspertë të tjerë të mjekësisë të thirrur nga prokurorët shpenzuar dy ditët e fundit duke treguar nga këndvështrime të ndryshme një numër të madh pamjesh filmike të incidentit, që sipas tyre mbështet gjetjet e zotit Baker dhe kundërshton teorinë e avokatëve të zotit Chauvin, se zoti Floyd vdiq nga mbidoza.

Zoti Baker tha gjithashtu se ai kishte shënuar në raportin e tij se zoti Floyd vuante nga sëmundje të zemrës dhe se në gjakun e tij ishte gjetur fentanil dhe metamfetaminë si faktorë që mund të kenë luajtur rol në vdekjen e tij. Megjithatë ai theksoi se ato “nuk ishin shkaqe të drejtpërdrejta”, të vdekjes së zotit Floyd./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që u ndalon presidentëve të ardhshëm të ndryshojnë Zyrën Ovale

11:21 / November 6, 2026

“Marrëveshje Rusi-Ukrainë, për gjithë Europën”/ Trump takon të dërguarin e Putin para nisjes së negociatave

11:16 / November 6, 2026

Irani i vendos SHBA 7 kushte për negociata, refuzon bisedimet pa u plotësuar ato

10:10 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.