Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Flasin shkencëtarët: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

18:14 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse e keni patur të vështirë të gjeni miq të mirë, ndoshta nuk jeni shoqëruar me njerëz të cilëve u pëlqen të lexojnë libra. Shkencëtarët sapo vërtetuan legjendën se leximi ju bën njerëz më të mirë.

Një studim i Universitetit të Kingston-it arriti në përfundimin se ata që lexojnë libra janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale, më të shoqërueshëm, të sjellshëm dhe më bujarë.

Në një sondazh, njerëzit zgjodhën preferencat e tyre mes librave, filmave dhe shfaqjeve teatrale. Më pas iu nënshtruan një testi mbi ndërveprimin me njerëzit e tjerë, për të kuptuar sa të ndjeshëm janë ndaj tyre dhe sa të prirur janë të ndihmojnë.

Njerëzit që zgjodhën librat shfaqën aftësi më të lartë për të ndërvepruar në mënyrë pozitive me të tjerët, në krahasim me ata që thanë se u pëlqen të shikojnë filma dhe televizion.

Studimi shkoi edhe më larg, duke përcaktuar se cila lloj letërsie ndikon më pozitivisht tek inteligjenca emocionale e individit.

Përfundimi?

Nëse të pëlqejnë romanet e gjinisë fiction, je më i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët; nëse të preferuarit e tu janë romancat, do të thotë se ke më shumë empati dhe nëse të pëlqejnë librat satirikë, je një njeri mjaft i shoqërueshëm.

Dihet se leximi sjell shumë të mira, që nga përmirësimi i kujtesës, reduktimi i stresit dhe me këtë rast, zgjat edhe jetën, por tani e dini se ju ndihmon edhe të bëheni njerëz më të mirë.

Shkencëtarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.