Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Për t’u dukur gjithmonë e freskët, ndiq këto 6 sekrete bukurie nga gratë japoneze

17:27 / April 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fytyra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu si ne, jemi të sigurt që edhe ju nuk dëshironi të plakeni ose të paktën jo para kohe. Kush nuk dëshiron të duket e re dhe e freskët edhe kur arrin një moshë të caktuar? Për të qëndruar gjithmonë e freskët dhe të shmangni rrudhat sa më shumë të jetë e mundur, duhet të tregoni një kujdes të veçantë për lëkurën tuaj. Kush më mirë se gratë japoneze mund të jenë një shembull për t’u ndjekur? Fytyra e tyre duket gjithmonë e tendosur dhe të japin përshtypjen se nuk plaken kurrë. Prandaj po ju tregojmë 6 sekrete japoneze që do t’ju ndihmojnë të mbani larg rrudhat dhe të dukeni gjithmonë e freskët.

1.Pini çaj jeshil. Ky lloj çaji e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe redukton rrudhat.

2.Masazhojeni fytyrën rregullisht. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe si pasojë muskujt nuk do të jenë të tensionuar duke sjellë reduktimin e rrudhave.

3.Përdorni pastrues delikatë. Qëndroni sa më besnike e produkteve natyrale dhe larg kimikateve që dëmtojnë dhe plakin lëkurën tuaj.

4.Shmangni tonikun. Ai e than fytyrën më shumë nga ç’duhet. Mund t’ju ndihmojë nëse vuani nga aknet, por në raste të tjera nuk është i nevojshëm. Fytyra e thatë duket e vjetër.

5.Mos harroni kolagjenin. Ai është shumë i rëndësishëm për ta mbajtur lëkurën të tendosur dhe lëkura ka nevojë për më shumë kolagjen nga sa prodhon.

6.Lëreni lëkurën të marrë frymë, të paktën një herë në javë. 24 orë në javë mos përdorni asnjë produkt në lëkurën tuaj, përveçse një larësi/pastruesi delikat me përbërës natyralë.

freskët Gratë japoneze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.