Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sinjalet që jep trupi nëse jeni në moshë të re dhe vuani nga tiroidet

18:22 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tiroide
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë.

Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës.

Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

Rënia e flokut

Rënia e flokut është një nga simptomat e lidhura fort me problemet në funksionin e tiroides.

Në varësi të problemit, njeriu edhe në moshë të re mund të përballet me rënien e flokut dhe hollimin e tij.

Konstipacioni

Konstipacioni dhe fryrjet mund të jenë rezultat i një problemi të fshehur me tiroiden, veçanërisht hipotiroidizmin.

Ky problem mund të ngadalësojë disa procese në trup, përfshirë këtu jashtëqitjen.

Për shenjat dalluese të hipotiroidizmit mund të informoheni këtu.

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni mund të shkaktohen nga një sërë problemesh përfshirë këtu ato me tiroiden.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë shumë drobitje të sistemit mendor dhe nxisin luhatjet e humorit.

Shtimi i papritur në peshë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se shtimi i pashpjeguar dhe i beftë në peshë është një nga simptomat më të përhapura në mesin e njerëzve që vuajnë nga tiroidja, të rinj apo në moshë madhore.

Tharja e lëkurës

Përtharja e lëkurës është gjithashtu një simptomë e hipotiroidizmit dhe ka tendencën të përkeqësohet nga moti i ftohtë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 77 përqind e njerëzve që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë lëkurë të thatë.

Problemet me kujtesën

Nëse vëreni që keni probleme me kujtesën, atëherë mund ta ketë fajin tiroidja.

Mungesa e përqendrimit dhe harresa janë efekte anësore të mjegullimit të trurit që shkaktohet gjithashtu nga hipotiroidizmi.

I ftohti

Nëse keni një tolerancë të ulët ndaj tiroides, atëherë duhet të bëni analizat për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm me tiroiden.

Kjo për arsyen se tiroidja njihet edhe si termostati i trupit dhe rregullon temperaturën e tij./AgroWeb.org

Sinjalet tiroide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani”

21:20 / November 25, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.