Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Graciano dhe Argjira pranuan vetëm pak ditë më parë publikisht se janë çift, tashmë publikojnë edhe video teksa përkëdhelen me njëri-tjetrin

18:11 / May 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Argjira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca ishin kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj jave. Dyshja e njohur i surprizuan të gjithë, teksa u mësua se ata kanë disa muaj që janë në një lidhje me njëri-tjetrin. E para ishte gazeta “Panorama”, që zbuloi se mes Argjirës dhe Gracianos ka diçka më shumë përtej marrëdhënieve të punës.

Dhe më në fund pas gjithë aludimeve, Argjira dhe Graciano e kanë konfiruar vetë me gojën e tyre lidhjen. Teksa ishin duke diskutuar për vërtetësinë e çifteve në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë.

Edi Manushi pyeti të ftuarit se cilët janë beqarë dhe Graciano me Argjirën u ngritën dhe me shaka nxituan të dilnin nga studioja për të mos folur për historinë e tyre. Por ata u rikthyen dhe me një buzëqeshje e sytë plot shkëlqim pranuan se janë bashkë. Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, u shpreh Graciano.

Për t’i ngacmuar, Manushi i tha me shaka Argjirës se si ka mundësi që mes miliadra njerëzve në botë zgjodhi Gracianon si partnerin e jetës.

“Po pse mo të duket zgjedhje e keqe?”, u shpreh ajo, teksa shihte gjithë dashuri Gracianon.

U desh t’i nxirrinin zbuluar, që më në fund të plasnin çokollatat në publik edhe për Argjirën dhe Gracianon.

Sot, Graciano nuk ishte në gjendjen më të mirë shëndetësore dhe njoftoi ndjekësit se kishte pak temperaturë. Por e dini cili ishte ilaçi më i mirë për të, që i qëndron gjithmonë pranë? Pikërisht Argjira!

Ai ka filmuar moderatoren duke bërë punët e shtëpisë pranë tij, ndërsa krahas videos shkruan: “Ilaçi im”.

Të njëjtën video e ka ripostuar edhe Argjira, e cila me humor shkruan se në ditët e pushimit bën punët e shtëpisë.

Duket se që tani e tutje, do të kemi më shumë postime të kësaj natyre, që na pëlqejnë kaq shumë!

Argjira Graciano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.