Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbuloni ushqimet që duhet të përdorni patjetër nëse vuani nga anemia

15:59 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës.

Së fundmi është kthyer në një nga problemet shëndetësore kryesore të shqiptarëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga AgroËeb.org dhe kontaktet me mjekët e specializuar në qendrat e kujdesit shëndetësor të vendit.

Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial.

Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të turbullt.

Anemia sjell uljen e përqendrimit të oksigjenit në gjak dhe në inde, duke lehtësuar zhvillimin e infeksioneve të ndryshme.

Specialistët e Shëndetit Publik tregojnë për AgroËeb.org se shtimi i rasteve të anemisë së fundmi ka lidhje me problemet në ushqim.

Një faktor kryesor është mosmarrja prej organizmit e lëndeve të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të hekurit.

Gjendja anemike përcaktohet saktë vetëm nga analiza laboratorike e gjakut, që tregon numrin e rruazave të kuqe.

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati ose trajtim mjekësor.

Të ushqyerit kundër anemisë

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikët duhet të konsumojnë vezë, peshk, qumësht, gjalp të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumë fruta.

Trajtimet me produkte të natyrës

Mjekësia tradicionale përdor disa bimë që përmirësojnë aneminë dhe rruazat e kuqe të gjakut.

1. Merrni 1-2 lugë kafeje prej bimës së bluar të pelinit. Hidheni në një gotë ujë dhe zijeni për 15min. Përdoreni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rrjesht, deri në përmirësimin e plotë.

2. Merrni 1 lugë gjelle nga fletet e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në një gotë me ujë për 15min. Pasi ta filtroni, ëmbëlsojeni me pak mjaltë. Pijeni 3 herë në ditë nga 1 gotë për 1 muaj rrjesht.

3. Rrënjët e Sanzës (Gentiana Lutea) shërbëjnë për aneminë. Merrni 10 gr me bimë të bluar. Zijeni në 1 litër uje për 15min. Kullohet dhe pijeni 2-3 filxhana në ditë para buke./AgroËeb.org

anemia ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.