Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U prangos sot si ‘koka e unazës’ në Greqi, kush është Gjergji Kapaj që i shpëtoi atentatit në vitin 2017

19:38 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ROLANDI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjergji Kapaj, 43-vjeçari shqiptar që u vu sot në pranga si ‘koka e unazës’ së trafikut të drogës rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penalë dhe një emër mjaft i rrezikshëm për policinë greke. Në vitin 2017, Kapaj ishte mjaft me fat pasi i shpëtoi një atentati në një lokal në Glifadha të Athinës, ngjarje ku mbeti i vrarë biznesmeni shqiptar, Roland Shembitrasi.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2017, në një nga lokalet më të njohur të Athinës që ishte në pronësi të Shembitrasit. Kapaj mbeti i plagosur, por pak ditë më vonë ai la spitalin për të vijuar jetën e tij normale, ndërsa miku i tij, u përcoll për në banesën e fundit.

  • 1 9
  • 2 5

Për këtë ngjarje u vu në pranga një shqiptar, i identifikuar si Ralf Feruku dhe i njohur si “Taqi Shqiptari”. Ky i fundit u kap teksa udhëtonte me një mjet luksoz drejt Greqisë bashkë me të njohurin Alket Rizai dhe një tjetër shtetas grek. Por, tre muaj më vonë ai u lirua për mungesë provash që mund ta lidhinin me masakrën e ndodhur në “Joy Bar”.

Shëmbitrasit iu sekuestrua edhe 1 milion euro pasuri nga Policia shqiptare, pasi dyshohej si e ngritur me paratë e trafikut të lëndeve narkotike në Greqi. Tashmë vrasja e tij dhe plagosja e Kapajt janë ende pa autor.

Gjergji Kapaj Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.