Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Rally Albania 2021’ spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë, sinjal pozitiv për turizmin! Pilotët: Shqipëria një vend fantastik

11:13 / June 6, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
195807887 4033974573324670 1794049856701590622 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetarë do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, “Rally Albania 2021”.

Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19. Rally Albania 2021, për të 17-in vit radhazi ka zbritur në qytetin bregdetar, ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, do të marrin pjesë në garën e madhe, që zhvillohet edhe nën mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

E veçanta është se këtë vit ka një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, organizatorja e kësaj gare, Julinda Dhamo ka dhënë detajet.

195736059 4033974769991317 5668443332989195652 n

“Është një garë e rëndësishme se ka sportistë, por edhe amatorë që pëlqejnë këtë sport, makinë, fuoristrada, motor fuoristrada dhe një makinë e modifikuiar SSV. Ka shumë të huaj, flitet në të gjitha gjuhët, merremi vesh me anë të shenjave, e rëndësishme është e nisëm në këtë qytet për herë të parë pas 16 vitesh dhe donim një vend kaq të madh , me kaq shumë vendparkimi. Ka djem dhe vajza jo vetëm me makinë, por edhe motor. Kërkon një përgatitje fizike. Garë, por edhe një promovuese shumë e mirë e turizmin. Fakti që kjo garë rritet çdo vit e më shumë, tregon që ka një qasje shumë të mirë te të gjithë garuesit. Garuesit vijnë dhe me pushime këtu me familjen. Është gara më e madhe në Ballkan”, tha Dhamo.

195808081 4033974889991305 8059594643853112737 n

Ajo theksoi se kjo garë shërben dhe për imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve, e ndërsa tha se ka tërhequr jo pak vëmendjen e pushuesve në Vlorë. “Kjo është gara me pjesëmarrjen më të madhe deti tani, janë 17 vite garë, shumë të rinj që vijnë kanë përshtypje ndryshe nga ato që kemi dëgjuar, mjafton që të kemi kapacitete hotelesh që të kenë mundësinë të flenë. Vijnë qytetarët dhe shohin mjetet dhe ka një interes shumë të madh, kemi ndihmën e të gjithë institucioneve”, shtoi ajo.

Njëzëri, pilotët thonë se Shqipëria është një vend fantastik. “Jemi italianë, kemi “Pandën” makinën italiane. Është hera e parë që marrim pjesë në këtë garë dhe do të zbavitemi shumë. Do të jenë ditë të bukura. Ky është simboli Italian”.

“Vlora është vend shumë i bukur, deti shumë i mirë dhe kam ngrënë ushqime tejet të shijshme. Nuk kam bërë shumë gara profesionistes më parë por do të ketë çdo gjë, gara një pyll, male dhe tatëpjeta”.

“Ne garojmë me tre makina në këtë garë dhe 2 motorë. Nuk është hera ime e parë këtu, kam qenë në 2011, 2012 pastaj ka pasur të tjerë në 2013-14-15. Shqipëria po bëhet më e bukur se ne, të paktën vija bregdetare”.

195975558 4033975526657908 4927184774904758408 n

“Çdo gjë shumë bukur, Vlora është një qytet shumë i bukur, pamje të jashtëzakonshme dhe ujë shumë të pastër dhe ushqim shumë të mirë. Më mirë se kaq nuk mund të ketë”.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri në një garë Rally, garë ime e parë Rally dhe shpresojmë që çdo gjë do të shkojë mirë”.

“Unë jetoj në Francë, në Korsikë. Gara është një aktivitet, për të siguruar më shumë pikë për të arritur. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Më pëlqen shumë Shqipëria, për shembull Vlora është shumë e bukur.

“Për të arritur këtu ne kemi ndërmarrë një udhëtim 7 ditor nëpër Evropë, kemi arritur dje në Tiranë dhe sot këtu në Vlorë, ku do të mbyllim edhe etapën e parë të garës së Rallyt.
“Është hera Ime e parë në Shqipëri dhe në Vlorë dhe vendi më duket i mrekullueshëm. Dielli shndrit shumë, jashtëzakonisht shumë dhe më pëlqen shumë”.

“Jo është për të zbuluar, është për të mësuar, por sigurisht mbetet një garë. Është hera ime e parë në Rally. Së pari vjen gjithmonë kënaqësia”, shprehen pilotët.

Siç mësohet gara do të nisë nga Narta dhe ditën e nesërme do të përshkojë gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, dhe më pas do t’i drejtohet Gjirokastrës. “Rally Albania 2021” do të vijojë itinerarin në Ersekë, Peshkopi dhe më pas çdo gjë do të përfundoj kryeqytet, ku do të zhvillohet dhe ceremonia për shpalljen e fituesi të garës së madhe “Rally Albania 2021”.

Rally Albania 2021 është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm. Veçori sipas pilotëve është se në Shqipëri mund t’i shikosh të gjitha gjatë garës jashtë rrugëve të shtruara si lumenjtë, malin , baltën dhe gurët, që e bën këtë garë mjaft emocionuese. Ky nuk është vetëm event sportiv, por edhe turistik, pasi marrin pjesë shumë të huaj të cilët njihen me kulturën e Shqipërisë.

195720291 4033974629991331 820451954210929760 n
196131439 4033974916657969 7631656239224610672 n
196758376 4033974823324645 6198040908221015109 n
196332589 4033974929991301 6571424224470673901 n
196945440 4033975349991259 6265335736733543081 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.